Policia e ka gjetur rreth orës 16:00 të vdekur në veturë një person në fshatin Çerkolez të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Gazetës Express se Policia fillimisht u njoftua për një veturë “në të cilën është një person që dyshohet se është pa shenja jete”.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa zëdhënësi thotë se një mjek konstatoi vdekjen e personit.

Sinjali ka publikuar foton e viktimës:

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume