Presidentja Vjosa Osmani dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

E para e vendit përmes një postimi në Facebook, thotë se bashkë me Von der Leyen diskutuan rreth Planit të Rritjes dhe agjendën e reformave, ku prej të cilës për Kosovën do të jenë në dispozicion mbi 800 milionë euro, njofton Klankosova.tv.

“Së bashku diskutuam Planin e Rritjes dhe agjendën tonë të reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro. Në këtë frymë, ritheksova edhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës, nga të cilat më së shumti po dëmtohen qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, gjatë takimit ajo uroi Von der Leyen për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ritheksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të ecur para.

“Në takim me Presidenten Ursula von der Leyen, e urova për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ritheksova përkushtimin e vendit tonë për të ecur, bazuar në merita, drejt familjes së bashkuar evropiane”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume