Tre persona mbetën të vdekur pasi dy avionë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan në një zonë me shkurre në jugperëndim të Sidneit të shtunën, tha policia.

Përplasja ndodhi rreth orës 11:50 të mëngjesit pranë Belimbla Park Oakdale, shkruan The Independet.

Ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe ambulancave arritën në këmbë në vendet e largëta të aksidentit.

Ushtruesi i detyrës së mbikëqyrësit Timothy Calman i Policisë së Uellsit të Ri Jugor tha se përplasja përfshinte një Cessna 182 që mbante dy persona dhe një avion ultra të lehtë të pilotuar nga një individ i vetëm, që të dy fluturonin nga një pistë ajrore aty pranë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume