Me datë 28.10.2024 në ora 09:55 në Tetovë, në sheshin e qytetit, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria H.Xh.(34), M.Xh.(33) dhe Gj.K (41), të trija nga fshati Pirok, i Tetovës, të cilat janë në SPB Tetovë janë raportuar nga M.F (54) dhe Z.F (70) nga fshati Reçicë e Vogël, se rreth orës 09:00, derisa ndodheshin në objektin e tyre hotelierik, janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht duke përdorur sende të forta dhe kanë demoluar inventarin e objektit të hotelierik. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume