Policia po heton vdekjen e një gruaje në Shtërpcë, e cila raportohet se është për tretman mjekësor ku dhe ka vdekur.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekjen e saj, e ka konstatuar mjeku kujdestar, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume