Faqja sportive “OneFootball” në “Instagram” e ka hapur një sondazh, ku tifozët mund të votonin më të mirin lojtar në 25 vjetët e fundit.

Pas më shumë se 3 milionë votash, Cristiano Ronaldo është zgjedhur më i miri për këtë periudhë futbollistike.

Cristiano mori 52% të votave, duke dalë i pari në sondazhin e tifozëve.

Ai la prapa Lionel Messin, si dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit në këtë periudhë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume