Drejtori i policisë në Florida ka një paralajmërim për të gjithë ata që vendosin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pavarësisht se janë këshilluar që të evakuohen.

“Nëse qëndroni, atëherë ju lutemi shkruani emrin tuaj dhe emrin e të afërmve tuaj dhe numrin e telefonit në një nga pjesët e trupit tuaj”, tha për Sky News, William Tokajer, shefi i policisë për rajonin e Holmes Beach.

Ai tha se kjo u kërkohet për t’i identifikuar ata, në rast se “goditen nga moti i ligë siç është parashikuar nga ekspertët e fushës”.

“Nuk do të kemi asnjë prezencë policie, zjarrfikës, personel mjekësor atje, u kemi thënë të gjithëve se nuk është stuhia e duhur për të dalë jashtë”

Tokajer tha se autoritetet janë “shumë të shqetësuar” për uraganin Milton, të cilin ai e përshkroi si një “grusht në zorrë” vetëm dy javë pas shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Helene.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume