Tesla Roadster është shtyrë sërish.

Roadster debutoi si koncept në vitin 2017 dhe CEO Elon Musk tha se do të ishte në rrugë deri në vitin 2020.

Pasi këto plane u shtynë, Musk tha se dërgesat do të fillonin në 2024. Por as kjo nuk ndodhi.

Tashmë është tetor – dhe nuk ka pasur ndonjë përparim në debutimin e superveturës elektrike në rrugë.

Së fundmi, miliarderi konfirmoi në një mbledhje të aksionarëve se Roadster do të vonohet – përsëri.

“Arsyeja që nuk ka dalë ende është sepse Roadster nuk është vetëm qershia mbi tortë, është qershia mbi qershinë mbi tortë”, tha Musk.

Detajet se si mund të duket Roadster i prodhimit janë mjaft të pakta.

Për sa i përket performancës, koncepti fillestar premtoi mbi 1,000 kuaj fuqi nga një konfigurim me katër motorë.

Por Musk tha se Roadster i ri mund të jetë edhe më i shpejtë.