Me datë 17.10.2024 në ora 14:40 në SPB Tetovë është thirrur për intervistim zyrtar personi N.I. (49) nga fshati Trebosh i Tetovës. Ai të njëjtën ditë rreth orës 12:50 është denoncuar nga N.S. (53) nga fshati Reçicë e madhe, se nga personi N.I. pronar i subjektit juridik ,,rent a car”, ka marrë me qira një automjet “golf” me të cilin dje ka ndodhur një aksident trafiku dhe pasie ka njoftuar pronarin për aksidentin dhe janë marrë vesht që të nesërmen të shkojnë në kompaninë e sigurimit për dëmshpërblim, ai e ka sulmuar fizikisht dhe gjatë sulmit ka tentuar të përdorë një mjet të mprehtë.  Deri në dokumentimin e plotë të çështjes ndaj N.I.  do të vijojë një paraqitje përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume