Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë takim Sveçla falënderoi Ulutash për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të sigurt në Kosovë.

“Ky bashkëpunim mes institucioneve tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen teksa komandantit Ulutash ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume