I pyetur për deklarata e Ali Ahmetit për bashkim të bllokut politik shqiptar, kundër qeverisë, Arben Taravari tha se janë të hapur që të ulen dhe të bisedojnë edhe me Ahmetin, por që fillimisht, sipas tij, BDI-ja duhet të reformohet.

“Për t’u ulur, kur të do ulemi, megjithatë nuk e di ku do të shkojmë. Do të ulemi, po çfarë do të bëjmë. Së pari, z.Ahmetit i duhen reforma, adaptim dhe kauzë. Të dalë dhe të na tregojë çfarë do. Ne për t’u ulur, jemi të hapur, komunikojmë me të gjitha partitë politike, pa përjashtim, kështu që nuk kemi asgjë kundër që edhe ma atë të komunikojmë, megjithatë, të fillojë me reforma, këtë e kemi me rëndësi, BDI-së para se gjithash i duhen reforma”, deklaroi Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume