Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Dyshimet e para bien drejt mjekimit të pakujdesshëm si shkak i mundshëm i vdekjes së bebes.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur një procedim penal ndaj mjekes së përfshirë në rast. Bëhet fjalë për I. C., 53 vjeçe, me banim në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë.

Mjekja dyshohet për veprën penale ‘Mjekim i pakujdesshëm’, pasi më 4 tetor 2024 në këtë maternitet ka ndërruar jetë foshnja 5-ditëshe.

Kallëzimi është bërë nga nëna e foshnjes, e reja me inicialet S. H. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume