Një grua 58-vjeçare nga një fshat i Negotinës është ndaluar pasi u raportua për sulm fizik dhe kërcënime ndaj resë së saj, informon sot Sektori për Punë të Brendshme – Veles.

– Mbrëmë në orën 21:05, zyrtarët e policisë nga DPB– Negotinë arrestuan K.U. nga një fshat i Negotinës, pas një raportimi se ajo kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nusen 32-vjeçare të djalit të saj dhe e kishte kërcënuar, sqarojnë nga SPB – Veles.

Ata shtojnë se K.U. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihet një padi përkatëse ndaj saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume