Qeveria LSDM-BDI, përmes Ministrisë së Bujqësisë, konkretisht ish-Ministrit Ljupço Nikolovski, ka punuar me parrgullsi të mëdha, dyshime dhe në mënyrë të jashtëligjshme – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, ekzistojnë dyshime të bazuara se në vitin 2021, në qarkullim është lëshuar mielli me vletë mbi 2 milion euro, pa u paguar në mënyrë të rregullt pulla kontrolluese në Ministrinë e Bujqësisë – thotë deputeti I VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.

BRANE PETRUSHEVSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Dallimi që paraqitet në vlerë dhe nuk është evidentuar në MBPEU, a bëhet fjalë për pulla kontrolluese që nuk janë paguar, e kap vlerën e 1 milion e 63 mijë denarëve, respektivisht janë 5 milion e 315 mijë marka kontrolluese. A ka lejuar Lupco Don Nikolovski lëshimin në qarkullim të miellit me vlerë mbi 2 milion euro pa u paguar në mënyrë të rregullt pullat kontrolluese? Kujt ia ka dhënë pullat kontrolluese Lupco Nikolovskit, për importin e miellit pa u paguar të njëjtat? Çfarë ka ndërmarrë Prokuroria Publike lidhur me këtë çështje dhe përse po hesht në shumë se një vit?”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume