WhatsApp vazhdon të përmirësohet për të rritur ndërveprimet midis përdoruesve. Një nga risitë më të fundit është mundësia për të vendosur “Like” në një status.

Kjo lejon që të shprehni përkrahjen ose miratimin për atë që dikush ka publikuar, ndërsa preferencat mbeten private dhe nuk tregohen publikisht, duke u shfaqur vetëm në listën e shikimeve.

Për më tepër, tani mund të përmendni deri në pesë kontakte në një status, pa u shfaqur emrat e tyre për të tjerët; ata që janë përmendur do të marrin një njoftim dhe do të kenë mundësinë ta rishpërndajnë përmbajtjen.

Përveç kësaj, ka edhe risi për video-calls. WhatsApp ka lansuar 10 filtra dhe 10 sfondet të reja për t’i bërë video-calls më argëtuese dhe personale. Përdoruesit do të mund të shtojnë ngjyra ose efekte artistike dhe nëse dëshirojnë ta ruajnë privatësinë e ambientit përreth, do të kenë mundësinë të “teleportohen” virtualisht në një bar elegant, një plazh, ose një dhomë të rehatshme.

Që të aksesoni koleksionin e sfondit dhe filtrave mjafton të prekeni ikonën e efekteve që shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit. Po ashtu, do të ketë opsione për përmirësimin e pamjes dhe ndriçimit, që do t’u japin përdoruesve më shumë komoditet.

Një tjetër risi është ardhja e asistentit AI të Microsoft, Copilot, në WhatsApp. Ky chatbot, i ngjashëm me ChatGPT, përdor inteligjencën artificiale për t’iu përgjigjur pyetjeve, për të shkruar tekste, për të bërë përmbledhje ose përkthime, dhe për të krijuar imazhe nga mesazhe të thjeshta.

Përdoruesit mund të aksesojnë Copilot duke skanuar kodin QR të publikuar në faqen zyrtare, që do t’i drejtojë ata automatikisht në një bisedë WhatsApp me asistentin AI. Pas pranimit të kushteve të shërbimit, ata mund të fillojnë të bisedojnë me asistentin virtual si një kontakt i zakonshëm në WhatsApp.