Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës në ndeshjen që po luher ndaj Serbisë, takim ky i vlefshëm për Nations League.

Mesfushori me origjinë shqiptare po udhëheq Helvetët në këtë përballje të “nxehtë”, që mbahet në Stadion Dubočica (Leskovac), edhe përkundër fishkëllimave dhe provokimeve të tifozëve serbë.

Takimet direkte mes këtyre dy përfaqësuesve kanë prodhuar gjithmonë tension, teksa siç dihet, politika ngatërrohet me sportin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume