Erza Muminoviq e Flaka Loxha kanë mbetur pa medalje në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Të dy xhudistet garuan të premten, në ditën e parë të kësaj ngjarjeje.

Erza garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. E mposhti francezen Astride Gneto e në gjysmëfinale pësoi nga Khorloodoi Bishrelt, mongolja që prezanton Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për medalje të bronztë pësoi me Ippon nga Lea Metrot e Francës.

Flaka Loxha garoi në kategorinë deri 57 kilogramë. Fillimisht mposhti rusen Natalia Elkina, që garon për me flamurin e IJF-së. Më pas Flaka fitoi ndaj brazilianes Sarah Souza.

Në gjysmëfinale Flakën e mposhti gjermanja Seija Ballhaus, ndërsa për medalje të bronztë Acelya Toprak e Azerbajxhanit.

Të shtunën garon Dëbora Gjakova.

Në Abu Dabi po garojnë 219 xhudistë nga 29 vende.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume