Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Kërkesa për zgjedhje që erdhi fillimisht nga VMRO-ja dhe BDI-ja, Filipçe thotë se duhet të jetë mesazh për VLEN-in dhe ZNAM-in.

“Ky, në një mënyrë flirtim me BDI-në, do të thosha se para se gjithash është mesazh për VLEN-in dhe për ZNAM-in, që shihet se kanë rol margjinalizues dhe mbështetje të përgjysmuar. Sa i përket LSDM-së, ne jemi të gatshëm për çfarëdo zgjedhje nga sot e tutje, dhe në çdo cikël të zgjedhjeve, do të marrim pjesë shumë më të organizuar dhe me më shumë sukses”, deklaroi Filipçe.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume