Ambasada e SHBA-ve në RMV do të shkëlqejë në ngjyrë portokalli si një simbol shprese, ndërgjegjësimi dhe aksioni për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Siç thonë nga atje, aksioni do të jetë në 16 ditët e ardhshme.

“Për 16 ditët e ardhshme, ambasada jonë do të shkëlqejë në ngjyrë portokalli si simbol i shpresës, ndërgjegjësimit dhe veprimit për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Le të na kujtojë portokallia se së bashku, ne mund të krijojmë një botë pa dhunë, ku të gjithë mund të jetojnë në siguri, dinjitet dhe barazi. Bashkohuni me lëvizjen. Flisni me zë të lartë. Merrni masa”, thonë nga atje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume