VMRO-DPMNE mbron buxhetin e propozuar dhe thotë se me të ka rritje ekonomike, dhe do të krijojë standard më të mirë të jetesës për qytetarët.

“VMRO-DPMNE është duke punuar vazhdimisht në zhvillim dhe rritje ekonomike që rezulton me një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në propozim-buxhetin për vitin 2025 të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, janë paraparë rekord 50,5 miliardë denarë për investime kapitale. Në këtë shumë, sa për ilustrim, përfshihen projekte si infrastruktura rrugore për korridoret 8 dhe 10d, pastaj autostradat, hekurudhat, ndërtimi i objekteve. Në punën e këtyre investimeve kapitale do të përfshihen të gjitha ministritë kompetente. Se Qeveria është e fokusuar në zhvillim, shihet nga të dhënat themelore për rritjen e mjeteve për Ministrinë e Transportit për gati 70 për qind ose rreth 7 miliardë denarë më shumë. Pastaj shumica e shpenzimeve të planifikuara janë për projekte kapitale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Shtojnë se qeveria e VMRO-DPMNE-së me buxhetin e vitit 2025 planifikon investime në infrastrukturë, shkolla, kopshte, spitale dhe objekte të tjera publike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume