Deputeti i partisë VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në Bërvenicë, duke falënderuar aktivistët dhe mbështetësit, ndërsa ka uruar kandidatin Arkin Jahiji për rezultatin.
“Faleminderit gjithësecilit për angazhimin gjatë kësaj fushate, për besimin dhe përkrahjen që na dhatë.
Faleminderit Jakup Huseinit për fushatën dinjitoze dhe korrekte. Jakupi fitoi shumë zemra, ndërsa VLEN-i mori një mësim që do të na shërbejë.
Arkin Jahiun e uroj për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në raundin e dytë.
Koha për reflektim!”, ka shkruar Azizi.