Më 25.11.2024, në orën 04:00, afër fshatit Bogorodicë, në rajonin e Gjevgjelisë, punonjës të Policisë së Stacionit të Kufirit dhe Kontrollit të Kufirit në Bogorodicë e kanë privuar nga liria T.N.J. nga Republika e Turqisë.

Gjatë kontrollit të automjetit “Dacia Duster” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 15 persona migrantë, nga të cilët gjashtë ishin të mitur.

Migrantët janë vendosur në qendrën e pranimit dhe kalimit në Gjevgjeli, ndërsa personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume