Ky është momenti rrëqethës kur kaprolli i plagosur i vërsulet gjuetarit, duke e shtypur për pak sa për vdekje derisa miku i tij shikonte i habitur.

Pamjet shfaqin dy gjuetarë duke qëndruar pranë kaprollit – duke mbajtur në duar pushkët e gjuetisë.

Njëri prej tyre kishte shtënë mbi kaprollin, pa arritur ta mbyt, ku në një moment kaprolli i vërsulet dhe e godet direkt me brinjë e tij.

Ai madje e rrëzon për tokë – derisa miku i tij shikon i habitur gjuetarin që bënte të pamundurën që të mbrohet.

Ngjarja ka ndodhur në Yakuti të Rusisë në fillim të këtij muaji, kurse mediat e atjeshme raportojnë se nuk dihet nëse gjuetari ka pësuar lëndime të rënda.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume