Takimi i sotshëm në Prishtinë mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka ngjallur debate të shumta. Brenda ditës ka pasur edhe një reagim skandaloz nga ish ministri i Jashtëm i RMV-së, aktualisht nënkryetari i partisë opozitare BDI, Bujar Osmani, i cili këtë takim e ka cilësuar si mbledhje antishqiptare.

„Preskonferencë e turpshme dhe antishqiptare. Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me kushtetutë dhe ligj“, ka shkruar Osmani në rrjetin social në facbook.

E kundër kësaj deklarate ka qenë i menjëhershëm reagimi i zëvëndëskryeministrit të RMV-së, Arben Fetai, i cili ka ironizuar me figurën e Osmanit duke e cilësuar si dost të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

„E përjetuam edhe këtë. Dosti i Daçiqit, Bujar Osmani e paska sulmuar Albin Kurtin për antishqiptarizëm. Hapu tokë.”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.

Kur flasim për Kosovën dhe Bujar Osmanin vetvetiu na kujtohet plani 9 pikësh i hartuar nga Osmani, e më keq se kaq me krekosje krenohej për këtë plan kundër Kosovës. Me atë plan Kosovën e vendoste në pozitë të pafavorshme karshi Serbisë duke kërkuar që Prishtina zyrtare të largojë policinë nga veriu i vendit. Ndryshe, sjellim në kujtesë edhe faktin që Bujar Osmani përkundër shëtitjes në pozita të ndryshme deri më sot nuk ka realizuar asnjë vizitë zyrtare në Kosovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume