Me datë 18.11.2024 në ora 14:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin N.I. (70) nga Gostivari. Ai paraprakisht ishte denoncuar nga Z.M. (55) nga Gostivari se ilegalisht është duke prerë dru zjarri në vendin e quajtur ,,Kryqi” në fshatin Sushicë të Gostivarit. Në bashkëpunim me punonjës të Policisë Pyjore është kryer inspektimi, gjatë të cilit është konstatuar se në tokën shtetërore janë prerë 19 trungje dru zjarri, të cilat i janë marrë personit N.I. i cili është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës. Më pas, në ora 17:20 në Stacionin Policor Gostivar, N.I. ka raportuar se rreth orës 10:00 në të njëjtin vend në fshatin Sushicë është sulmuar fizikisht nga Z.M., i cili në sulm ka përdorur edhe një send prej druri. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume