Alsat mëson ekskluzivisht se ish kryeshefi i sektorit të armëve në Shkup, Kire Danevski është i përjashtuari i parë në mesin e 15 zyrtarëve policorë të cilët u larguan nga MPB mbi konstatimet e kontrollit të brendshëm se kanë dhënë leje për armë në mënyrë jo ligjore. Bashkë me Danevskin është edhe struktura organizative e nën kompetencën e tij të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë shpërdoruar me detyrën zyrtare duke proceduar kërkesa pa plotësimin e kushteve ose duke i mbajt pezull kërkesat me vite. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume