Juventusi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Udineses, në kuadër të javës së 11-të në Serie a.

Okoye shënoi autogol në minutën e 19-të, për t’i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

E Savona u përkujdes për 0:2 dhe epilogun e këtij takimi në minutën e 37-të.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretë, katër më pak se Napoli që kryeson.

Në anën tjetër, Udinese mbetet e shtata me 16 pikë të grumbulluara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume