Nga komuna e Karposhti, për TV21 njoftuan se kompania që po ndërton banesa në lokacionin arkeologjik në Shkup, ku u gjet pllaka “Dardanus”, është “Golden Art”, shkruan TV21. Kompania është në pronësi të Robert Jakimovskit dhe Ivica Jakimovskit.

“Kompania ndërtimore që do të ndërtojë është SHPK import-eksport Golden Art – Shkup”, thonë nga komuna e Karposhit për TV21.

Në këtë lokalitet, ku në vitin 2023 u zbuluan objekte arkeologjike, mes tyre, më e njohura për opinionin, guri i varrit me mbishkrimin “Dardanus”, tani është shndërruar në zonë ndërtimi, ku po ndërtohen banesa dhe zyre.