Shaban Sinani
Poetja Sadije Aliti ishte e ftuar nga SHMTK “Nace Bugjoni” në Kumanovë (paralelet me mësim në gjuhën shqipe) në një orë letrare “Takim me poeten” për nder të festave të Nëntorit dhe Muajit të Librit-Nëntorit. Një pritje impozante me një buqetë lulesh, mikpritje shumë e ngrohtë dhe bujare nga drejtoria, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle të mesme kumanovare. Një përgatitje artistike për krijimtarinë poetike dhe veprimtarinë e zonjës Aliti në disa sfera të shoqërisë sonë. Shkëputje nga vlerësimet e kritikës letrare të shkruara për krijimtarinë e poetes, poezi të përzgjedhura nga librat e botuar, të interpretuara shumë bukur nga nxënësit të përcjellura nën tingujt magjepsës të violinës të luajtur nga nxënësja Qëndresa Zimeri dhe të moderuar nga Anda Saliu. Ky aktivitet ishte përgatitur nga mësimdhënësit e gjuhës shqipe, Klubi letrar, Klubi mediatik dhe Parlamenti i nxënësve të kësaj shkolle profesionale të drejtimit të medicinës, elektros dhe makinerisë. Në pjesën e diskutimit ku u shpalos krijimtaria letrare nxënësit u njohën drejtpërdrejt për vështirësitë dhe përparësitë e rrugës krijuese të zonjës Sadije Alitit, për frymëzimin e saj poetik dhe sfidat për realizimin e ëndrrës poetike.
Drejtoresha e shkollës, Adelina Beluli, në fjalëne mirëseardhjes e të faleminderimit, foli edhe për historikun e kësaj shkolle të mesme me një traditë të gjatë duke theksuar se këtë vit festat e Nëntorit do ti shënojmë me këtë aktivitet letrar dhe nxënësit të njihen më afër me portretin letrar të poetes.
Ideatorja dhe iniciatorja e këtij aktiviteti letrar profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe FërdezeAliu-Sulejmani theksoi se ishte një aktivitet i shkëlqyeshëm me një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me poetën, lexim të poezive dhe shkëputje nga recensionet e veprave,një aktivitet i përgatitu për shkurt kohë por që i tejkaloi edhe pritshmëritë tona, por jam e kënaqur se rëndësia e festave të Nëntorit u shënua më një aktivitet letrar. Falënderim të veçantë për poeten që ishte mysafirja e jonë dhe nxënësit, mësimdhënësit, drejtorinë që bashkëpunuan dhe të cilët ishin pjesëmarrës në aktivitet”.
Autorja faleminderoi me dashamirësi për organizimin dhe ceremoninë promovuese të portretit letrar. “Jam e nderuar me ftesën që mu bë nga zonja Fërdeze, që unë e krijimtaria ime të jemi kryefjala e aktivitetit për shënimin e festave të Nëntorit në këtë shkollë. Krijuesi e artisti duhet të jetë në mes lexuesish çdo kund, komunikimi me lexuesin është i rëndësishëm pasi dëgjuesi apo lexuesi i vargut e ndjen një copëz jete në atë që e frymon krijuesi ashtu siç ndjehesh në një ambient që të jep mundësinë e komunikimit me publikun dhe artdashësit me grupmoshat më të reja që janë ardhmëria e së nesërmes”.
Poetja e cila shpalosi një pjesë të krijimtarisë së saj bibliotekës së shkollës ia dhuroi disa tituj të botuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume