Moti sot në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell.

Pasdite vranësitë do të zvogëlohen dhe moti do të jetë i kthjellët deri në fund të ditës.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë Vardarit do të fryjë erë herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor, sidomos paradite.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme në mëngjes me periudha me diell. Pasdite vranësitë do të zvogëlohen.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume