Në Kuvend, është shmangur një përleshje fizike mes kreut të partisë “Levica”, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, gjatë seancës “pyetje deputetësh”.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për të pamundësuar që incidenti verbal të kalojë në fizik, këkroi intervenimn e sigurimit të Kuvendit dhe e ndërpreu seancën duke dhënë pauzë prej 10 minutash.

Kaosi u krijua kur Rexhep Ismail nga “Levica” i parashtroi pyetje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe për këtë nuk i ishte njoftuar me shkrim kryetari i Kuvendit. Për këtë ka reaguar Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, duke thënë se po manipulojnë me Rregulloren.

Ngjarjen ka arritur ta filmojë ekipi i gazetës LAJM. Në videon më poshtë mund ta shihni atë çfarë ndodhi në Kuvend.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume