Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX-i) dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Shpata e Artë 2024”, në Kampin Vrelo (Prishtinë), nga sot deri më 25 nëntor 2024.

Stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie.

Ky trajnim sipas KFOR-it, do të përfshijë rreth 600 personel dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, si dhe në rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore. Banorët vendas mund të presin kështu një rritje të përkohshme të trafikut rrugor, transmeton Klankosova.tv.

“‘Shpata e Artë 2024’ është një tjetër dëshmi e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume