Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor ku rritja e pagave gjatë katër vitet e ardhshme në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 për qind.

“Lajm i Jashtëzakonshëm! Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakordësuan për të këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Arben Taravari.

Më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski falënderoi organizatat sindikale dhe sindikatat që morën pjesë në mënyrë konstruktive me idetë e tyre gjatë të gjithë këtij procesi, së bashku siç u tha edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe bashkë me të tjerët që ishin të përfshirë.

Tashmë me këtë marrëveshje të arritur vitin e ardhshëm në mars do të kemi një rritje shtesë prej 5 për qind të shumës së ndarë për pagat për punonjësit e shëndetësisë, ndërkaq në 2026 prej 5 deri në 7 për qind. E njëjta rritje prej 5 deri në 7 për qind do të realizohet edhe në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 do të jetë prej 7 deri në 10 për qind. Ose kur e merrni të gjithë këtë periudhë me radhë, fitojmë një rritje të masës në para të nevojshme për pagesën e pagave të punonjësve të shëndetësisë për të gjithë periudhën midis 40 dhe 50 për qind.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume