Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se do të organizojë një protestë më 14 nëntor 2024, në ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë”.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume