Ka vdekur ish-komandanti i UÇK-së, Naim Qorrolli.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.

Ai e kishte udhëhequr Operativën në Brigadën 142 në Zonën e Shalës.

“Data, ora dhe vendi i ceremonisë mortore do te bëhen te ditura së shpejti, ku të gjithë ata që e nderuan mund t’i japin lamtumirën e fundit. Zërin dhe veprat e tij do t’i ruajmë përherë në zemrat tona”, thuhej në njoftimin e familjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume