42-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Nikolin Nika është vrarë me një mjet prerës rreth orës 18:30 të së dielës në Bettola të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se për ngjarjen është arrestuar një shqiptar, pozicioni i të cilit po shqyrtohet nga hetuesit.

Kur ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ka qenë tepër vonë pasi e vetmja gjë që kanë arritur të bëjnë është të konstatojnë vdekjen e tij.

Viktima nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra në qafë të shkaktuara nga mjeti prerës. Autoritetet po vijojnë hetimet në lidhje me motivet dhe autorin e ngjarjes./tvklan.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume