Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në mëngjes ka vizituar zyrtarët policorë në Njësinë për punë të brendshme në Gjorçe Petrov, ku është njoftuar me rrjedhën e aksionit që po kryhet sot nga pjestarë të policisë në koordinim me departamentin kriminalistik.

“Aksioni ka për qëllim shuarjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e mjeteve të shtrenjta motorike, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në disa lokacione. Ne vazhdojmë të luftojmë kundër të gjitha formave të krimit, sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jetojnë në një vend stabil dhe të sigurt”, theksoi ministri Toshkovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume