Kim Kardashian ka folur për herë të parë për lidhjen me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, duke zbuluar se është shumë e lumtur dhe se ai i plotëson të gjitha 55 kriteret që kishte në listën e partnerit ideal.

Në episodin më të fundit të spektaklit “The Kardashians”, Kim nuk e përmendi Hamiltonin me emër, por la të kuptohej qartë se po fliste për të.

Gjatë bisedës me nënën e saj, Kris Jenner dhe motrën Khloe, ajo zbuloi se është 44 për qind britanike, një përqindje që përkoi me numrin që Hamilton mban në makinën e tij të garave.

Më vonë, gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri “The Fifth Wheel”, Kim bisedoi me kolegen Nikki Glaser për listën e cilësive që dëshiron te partneri.

Ajo i tregoi se personi me të cilin është lidhur i plotëson të gjitha 55 kriteret e saj, duke e cilësuar këtë si një ndjenjë të jashtëzakonshme.

Lidhja e Kardashian dhe Hamiltonit është përfolur që nga shkurti, ndërsa në prill ata e konfirmuan publikisht përmes Instagramit.

Që atëherë, çifti është parë gjithnjë e më shpesh së bashku, teksa Kim e ka mbështetur pilotin edhe gjatë garës së Formula 1 në Singapor, në fillim të tetorit.

Një burim pranë çiftit kishte deklaruar më herët për revistën People se ata kalojnë shumë mirë së bashku dhe se marrëdhënia e tyre duket e natyrshme.

Sipas burimit, fakti që njiheshin prej kohësh dhe ndajnë ambicie e synime të ngjashme jetësore ka ndikuar pozitivisht në lidhjen e tyre.

Para Hamiltonit, Kim ishte përfolur për një lidhje me Odell Beckham Jr., e në vitin 2022 kishte qenë në një marrëdhënie nëntëmujore me Pete Davidson.

Ajo ishte gjithashtu e martuar me reperin Kanye West nga viti 2014 deri në vitin 2021, me të cilin ka katër fëmijë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume