Sipas Shërbimit Sizmologjik Zviceran, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej pesë kilometrash, pranë zonës së Les Diablerets.

Shërbimi Sizmologjik e ka klasifikuar tërmetin në nivelin 3 të rrezikut. Sipas përshkrimit të niveleve të rrezikut nga MeteoSwiss, në këtë nivel janë të mundshme dëme të vogla në ndërtesat më pak të qëndrueshme, raporton Blick,

Gjithashtu, brenda ndërtesave, objektet mund të bien dhe të shkaktojnë dëme.

Sipas MeteoSwiss, nga niveli 3 e tutje, tërmeti konsiderohet se “ndihet gjerësisht”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume