Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe i pari i BDI-së, Ali Ahmeti, bindshëm udhëheqin me besueshmëri në anketën e fundit të realizuar nga agjencia “Market Vizhn”, me porosi të mkd.mk, në periudhën nga 6 deri më 15 dhjetor, me gjithsej 1200 të anketuar. Në pyetjen se te cili lider politik kanë më shumë besim, 27,2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur për Hristijan Mickoskin. Në vendin e dytë me 5.3 për qind besim është Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Pas tij vijnë Maxim Dimitrievski dhe Venko Filipçe me nga 3,6%, pastaj Arben Taravari (2,9%), Dimitar Apasiev (2,26%), Izet Mexhiti (1,8%), Bilall Kasami (0,7%), Ziadin Sela (0,5%) dhe Afrim Gashi (0.2%).

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin, në rast se mbahen nesër zgjedhje, 21.5% të të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 5.5% thonë se do ta votonin koalicionin VLEN, 5% për BDI-në. , 4% për LSDM-në, 3,9% për Levicën, 2,9%, për ZNAM 2,1%…

Vlen të theksohet se më shumë se 50 për qind e të anketuarve në këtë anketë, janë përgjigjur se nuk duan të përgjigjen n pyetjet e parashtruara, se nuk do të votojnë, ose se nuk kanë vendosur ende dhe se nuk dinë për kë të votojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume