Policia në Gostivar ka arrestuar një 27-vjeçar pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur marihuanë dhe një thikë.
Sipas SPB Tetovë, më 18 nëntor rreth orës 19:30, në rrugën “101” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet J.H. (27).
Ai është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.