Një banor 63-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se në murin e jashtëm të shtëpisë së tij është shkruar një grafit.
Rasti është denoncuar më 18 nëntor në SPB Tetovë, ndërsa sipas raportimit, ngjarja ka ndodhur në periudhën nga ora 23:00 e 17 nëntorit deri në orën 10:00 të ditës së nesërme, në rrugën “Nikolla Parapunov”.
Ekip policor ka kryer këqyrjen në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.