Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh respekt për vendimin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilin futi në listën e zezë Artan Grubin, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe Enver Bexhetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Maqedoninë e Veriut.

“Si parti, ne mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thuhet në deklaratën e partisë.

BDI thekson se partneriteti me SHBA-në mbetet kyç për forcimin e vlerave demokratike dhe transparencës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume