Përmes njoftimit, Prokuroria Publike informoi se ka hapur lëndët “Cilindri” dhe “Xhoker” dhe për pohimet e Mickoskit, se si opozitar, në vitin 2020, ka qenë i ndjekur nga Agjencia për Siguri Kombëtare ku kanë thënë se disponojnë me informacione se është organizator i strukturave të armatosura terroriste dhe për këtë nuk e njoftojnë MPB-në, pasi në atë periudhë Ministër i Brendshëm Teknik, ka qenë Naqe Çulev.

“Kjo ka qenë vetëm një mënyrë, që përmes montimit, të sigurohet mbulimi i liderit të partisë më të madhe në atë moment – VMRO-DPMNE-së. Ja, ia lë në dorë Prokurorisë, për këtë folëm edhe me prokurorin e rastit. Të arrijë zëri në Prokurori dhe të shohim nëse do të mbërrijë tek ata dhe nëse pas kësaj do të ndërmarrin masa”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski dje akuzoi ish-Qeverinë LSDM-BDI se përmes strukturave të atëhershme të sigurisë, në mënyrë të jashtëligjshme ishin ndjekur ai dhe familja e tij, sic tha, me akuza të rrejshme se ka qenë organizator, financues dhe porositës i një formacioni parapolicor të armatosur ushtarak të elementeve radikale, ekstreme dhe nacionaliste maqedonase.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume