Ish drejtori i Zonës Zhvillimore Industriale dhe Teknologjike, Jovan Despotovski është ftuar që të japë deklaratë, thonë burimet e TV21 nga Policia Financiare.

Sipas informacioneve nga i njëjti institucion, të hënën pritet që Gjykata të vendosë për masat e kujdesit siç janë marrja e pasaportës dhe paraqitje e rregullt në Gjykatë.

Ndërkaq, ngrirja e pronës së Kompanisë “Zobek” mbetet në fuqi edhe më tej.

Kujtojmë se gjatë ditës u raportua se Despotovski është arrestuar, por të njëjtën e mohoi ai duke thënë se është e pasaktë, për siç thuhet, mashtrim prej 2 milionë eurosh në ZZhIT Shtip dhe Strumicë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume