Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se nga aksioni në rajonin e Manastirit dhe Resnjes janë sekuestruar 780 kilogramë duhan i prerë. Sipas njoftimit të Doganave, duhani kap vlerën e 3,4 milionë denarëve, ndërsa sipas njoftimit, buxheti i shtetit është dëmtuar për 2,8 milionë denarë.

“Në aksion u kryen kontrolle në shtëpi dhe hapësira ndihmëse, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në tregjet e qyteteve. Ndaj autorëve do të ketë përgjegjësi penale, ndërsa ndaj një personi do të parashtrohet kallëzim për kundërvajtje”, thonë nga Doganat

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume