Me datë 23.12.2024 në ora 15:05 dhe 15:40 në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personat Xh.Xh.(25) dhe B.Xh.(26), të dy nga fshati Bogovinë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në ora 13:50 në fshatin Siniçan të Tetovës, kanë sulmuar fizikisht personat E.F.(23) dhe L.F.(33) të dy nga fshati Rakovec, ku gjatë sulmit kanë përdorur edhe një objekt prej druri. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume