Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”.

Sipas një njoftimi nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe mbajtur trajnime të ndryshme, me interes për forcën.

Duke u fokusuar në: kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre, demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara, demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve.

“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume