Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi, i lindur në vitin 1962.

Ahmeti, përmes një mesazhi ngushëllimi, ka vlerësuar kontributin e Kurtishit në luftën çlirimtare dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në strukturat partiake të BDI-së.

Ai theksoi se Shabi Kurtishi do të kujtohet si veprimtar i përkushtuar dhe pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tyre të përbashkët, njofton TS.

Veterani u përcoll sot për në banesën e fundit, pas namazit të drekës, me nderime kombëtare dhe fetare, në Varrezat e Veteranëve, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Haraçinë.

Në fund, Ahmeti u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së veteranit Shabi Kurtishi! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume