Paraditen e 21 dhjetorit, në Kodër të Diellit janë regjistruar erëra të forta, që kanë detyruar autoritetet që të ndërpresin skijimin. Nga Ski Qendra “Kodra e Diellit” thonë se për shkaqe sigurie, nuk do të funksionojë as ashensori.

“Aktualisht për shkak të erës së fortë nuk ka kushte për skijim. Për arsye sigurie nuk do të funksionojnë ski-ashensorët dhe teleferikët në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”. Nëse kushtet e motit vazhdojnë kështu edhe gjatë natës, do të anulojmë edhe skijimin e natës. Po përcjellim me vëmendje kushtet e motit dhe do t’ju informojmë me kohë për çdo ndryshim”, thonë nga Ski Qendra “Kodra e Diellit”.